Messi zgjedh trajnerin e ri të Barcelonës, kërkon largimin e Valverdes

20:41 | 13 Maj 2019

Messi ka kërkuar largimin e Valverdes, trajnerit aktual të Barcelonës.

Lionel Messi në ndeshjen kundër Getafes u shfaq krejtësisht pa interesim në lojë, duke treguar qartë se mezi po pret fundin e sezonit.

Argjentinasi ka udhëhequr Barcelonën këtë sezon drejt titullit në La Liga, por pritshmëritë e tyre për finalen e Ligës së Kampionëve, janë shuar në sfidën e dytë në Anfield Road, ku u mposhtën 4:0 nga Liverpool.

Në ndeshjen kundër Getafes, e fituar 2:0 nga Barcelona, Messi nuk festoi golat, ndërsa mesnjëherë pas ndeshjes iku në zhveshtore.

Mediet në Spanjë raportojnë se Lionel Messi po kërkon ndryshime në stol te Barcelona, dhe ka dhënë miratimin për zëvendësimin e Ernesto Valverde pas përfundimit të sezonit, përcjell lajmi.

Messi thuhet se i ka dhënë drejtuesve të klubit disa sugjerime, dhe një nga emrat e pëlqyer nga argjentinasi është Roland Coeman, trajneri i njohur holandez.

Komento: