Kryeziu: Qeveria e ka për detyrë ta dërgoj draft-asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, pastaj kjo e fundit vendos

10:38 | 08 Dhjetor 2024
kryeziu:-qeveria-e-ka-per-detyre-ta-dergoj-draft-asociacionin-ne-gjykaten-kushtetuese,-pastaj-kjo-e-fundit-vendos

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, p֝ër FrontOnline, ka theksuar rëndësinë e krijimit të Asociacionit, një detyrë që ka rrjedhur nga një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se Asociacioni është një prej 49 marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, ku disa prej tyre kanë marrë epilogun e duhur, ndërsa ky projekt është ende në proces.

‘’ Asociacioni është njëra prej 49 marrëveshjeve të nënshkruar me Serbinë, disa marrëveshje kanë marrë epilogun. Asociacioni është detyrë ekskluzive sepse Serbia nuk ka ndonjë detyrë më bërë, Kosova e ka për detyrë ligjore që ta krijoj asocacionin e komunitetit pakicë serb, kjo është vendosur me ligj’’ thotë ai.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, potencon se këto janë detyra që kalojnë në Kuvend dhe që Qeveria ka përgjegjësipër t’i zbatuar.

‘’Këto detyra, këto ligje që kalojnë në Kuvend, Qeveria e ka detyrë kushtetuese me i zbatu’’ shprehet ai.

Ai ka sqaruar gjithashtu se nuk është vetëm ky ligj që kërkon zbatim, por edhe akti i dytë – Statuti, për të cilin Qeveria ka obligimin ligjor dhe kushtetues për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, sipas Kryeziut, ka kompetenca për të shqyrtuar projekt-statutin dhe vlerësuar nëse ai është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë proces, Gjykata ka mundësinë të hedhë poshtë projekt-statutin në tërësi ose pjesërisht, ose të japë rekomandime për ndryshime, duke siguruar që çdo vendim i tillë të jetë në harmoni me ligjin më të lartë të vendit.

‘’ Ky ligj nuk është i vetmi i zbatueshëm, është edhe akti tjetër, i cili quhet statut të cilin e ka obligim qeveria me zbatu, detyrë ligjore dhe kushtetuese që me dërgu në Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese, sistemi i drejtësisë është organ i barabartë edhe me ekzekutivin, kështu që përgjegjësia e Qeverisë kalon tek një pushtet tjetër, të cilin GJykata Kushtetuese e ka për detyrë ta shikoj se ky projekt-status a është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, ajo ka kompetenca me e hudhë si të tërin, pjesërisht ose me dhënë rekomandime’’ u shpreh Kryeziu për FrontOnline.

 

Shumë kërkesa e pak pritje që drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese – FrontOnline

Komento: