Sveçla i bën thirrje diasporës të regjistrohen si votues

15:08 | 08 Dhjetor 2024
svecla-i-ben-thirrje-diaspores-te-regjistrohen-si-votues

Kanë mbetur edhe 18 ditë për t’u regjistruar si votues nga mërgata në Kosovë.

Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen, duke thënë se më këtë veprim, zëri i tyre do të dëgjohet.

“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni kudo në mërgatë, kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata. Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Regjistrohuni dhe votoni!”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Komento: