Ministri hungarez tregon çka foli me Gërvallën

11:08 | 10 Dhjetor 2024
ministri-hungarez-tregon-cka-foli-me-gervallen

Pos me presidenten Vjosa Osmani, ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Boka ka treguar temën e diskutimit me Gërvallën.

“Me Donika Gërvallën, kemi diskutuar për rrugën përpara Kosovës në procesin e integrimit në BE. Kemi bërë një bilanc të çështjeve që përcaktojnë marrëdhëniet e Hungarisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

Komento: