Gjyqtari Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

12:08 | 10 Dhjetor 2024
gjyqtari-nexhmi-rexhepi-zgjedhet-kryetar-i-ri-i-gjykates-kushtetuese

Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës. Gjyqtari, z. Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetues.

 

Komento: