Courtois apo Navas? – Reali merr vendimin e papritur

22:51 | 13 Maj 2019

Real Madridi me vendim përfundimtar.

Real Madrid nëpërmjet Zinedine Zidane, i ka komunikuar Keylor Navasin se portieri i parë i klubit për sezonin tjetër do të jetë Thibaut Courtios.

Portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas, do të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

‘Goal.com’ raporton se tashmë Navas, ka marrë lajmin nga Zidane se nuk do të jetë zgjedhja e parë për sezonin 2019/2020, përcjell lajmi.

Real Madrid, ka vendosur që nga sezoni i ri t’ia besojë plotësisht portën Thibaut Courtois, që një sezon më parë e transferuan nga Chelsea.

Navas karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë, ku kanë shprehur interesim disa skuadra.

Komento: