
Lëvizja Vetëvendosje e ka prezantuar aderimin e doktorit kosovar, Raif Çavolli. Kirurgu i njohur pejan është prezantuar nga kryeministri Kurti.
Mirëpo, ky doktor, kohë më parë kishte telashe me drejtësinë, konkretisht ai ishte i përfshirë në rastin e njohur si “Stenta 3”.
Përpos Çavollit, në këtë rast të akuzuar ishin edhe Ali Hocaoglu, Mahmut Çakmak, Borche Petrovski, Shpend Elezi, Blerim Zuna, Abdullah Tuna, Astrit Bakiqi, Driton Sylejmani, Arton Beqiri dhe Lulzim Brovina, si dhe tre persona juridik, përkatësisht spitalet private “International Medicine Hospital”, “Intermed” dhe “Doktor”.