Inter shënon fitore të rëndësishme.
Inter ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në luftën për Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Luciano Spallettit, ka arritur të mposht 2:0 Chievon në ‘San Siro’, në ndeshjen e javës së 36-të në Serie A.
Inter ishte dominues në këtë ndeshje, por për t’i shënuar golat e fitores, ‘zikaltërit’ vuajtën jo pak.
Matteo Politano në minutën e 39’, kaloi Interin në epërsi 1:0.
Për të vulosur tre pikët, Inter priti jo pak në pjesën e dytë.
Në minutën e 86’, Ivan Perisic shënoi golin e tre fitores për Inter, që me 66 pikë zë vendin e tretë në renditje, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit.