Tash e 4 vitë rruga kryesore në ‘Gërmi’ pa zebra, banorët thonë se janë në rrezik

12:38 | 11 Dhjetor 2024
tash-e-4-vite-rruga-kryesore-ne-‘germi’-pa-zebra,-banoret-thone-se-jane-ne-rrezik

Në emisionin “Adresa ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, në një lidhje direkte është paraqitur gazetari Naim Kryeziu nga ku ka raportuar për rrugën që të qon në drejtim të Gërmisë në të cilën janë fshirë zebrat të cilat janë fshirë tash e 4 vite.

Tutje ne këtë lidhje ka treguar se edhe tek stacioni ku ndalet autobusi nuk ka shenja të zebrave dhe kjo paraqet rrezik për banorët.

“Këtu në rrugën për Gërmi ka mungesë të zebrave dhe njerëzit janë ankuar për këtë sepse paraqet rrezik për ta, tutje poashtu as tek stacioni i cili ndalet autobusi nuk gjenden zebrat”, është shprehur Kryeziu. /Gazeta10/

Komento: