Mërgim Mavraj i bashkohet “Listës për Familjen”, do të jetë kandidat për deputet

14:38 | 11 Dhjetor 2024
mergim-mavraj-i-bashkohet-“listes-per-familjen”,-do-te-jete-kandidat-per-deputet

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj i është bashkuar “Listës për Familjen”.

Kjo është konfirmuar  nga deputeti Eman Rrahmani.

Ai tha se Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Po është e vërtetë. Mërgim Mavraj është bërë pjesë e “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet”, tha Rrahmani

Kujtojmë se sot është afati i fundit për partitë politike për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputet. /Reporteri.net/

Komento: