KQZ zgjat afatin për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 2025-ës

16:08 | 11 Dhjetor 2024
kqz-zgjat-afatin-per-aplikimin-e-subjekteve-politike-per-certifikim-dhe-dorezimin-e-listes-se-kandidateve-per-zgjedhjet-e-2025-es

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi sot se KQZ ka vendosur të zgjatë afatin për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas Elezit, afati i ri për dorëzimin e dokumenteve është deri në orën 23:59 të ditës së sotme, e mërkurë, 11 dhjetor 2024.

Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme, duke pasur parasysh se ky proces zhvillohet për herë të parë përmes platformës online të certifikimit, e cila është e disponueshme në adresën: http://certifikimi.kqz-ks.org.

KQZ ftoi subjektet politike që të përfundojnë sa më shpejt aplikimet dhe dorëzimin e dokumenteve të kërkuara, për të mundësuar një proces të rregullt dhe të organizuar për Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Njoftimi i plotë:

Komento: