Nesër nga ora 15:00 ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

16:08 | 11 Dhjetor 2024
neser-nga-ora-15:00-nderpritet-qarkullimi-i-trafikut-nga-udhekryqi-i-gjakoves-ne-kline-e-deri-te-udhekryqi-i-rruges-per-gjurgjevik

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bën të ditur se nesër do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Kjo për arsye pasi në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim.

Komento: