Sa numër është ish-kryeministri Avdullah Hoti e sa zëvendësi i tij, Driton Selmanaj?

17:08 | 11 Dhjetor 2024
sa-numer-eshte-ish-kryeministri-avdullah-hoti-e-sa-zevendesi-i-tij,-driton-selmanaj?


Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka njoftuar se sot ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë.

Lista e LDK-së për deputetë përbëhet me 110 kandidatë, shkruan Front Online.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në listën për deputetë të LDK-së është radhitur i 13 me radhë derisa ish-zëvendësi i tij, Driton Selmanaj është pozicionuar i 26 me radhë.

Bëjmë të ditur se LDK është partia e parë e cila ka bërë publike emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Komento: