
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku tashmë kandidati për kryeministër i LDK-së, ka njoftuar se ka dorëzuar listën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këta janë kandidatët në dhjetëshen e parë të LDK-së për deputetë:
Pas Lumir Abdixhikut i dyti në listë radhitët Kujtim Shala, pastaj Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri ka nxënë vendin e pestë ndërsa Hykmete Bajrami atë të gjashtin. Imri Ahmeti në vendin e shtatë e Sokol Haliti në vendin e tetë, ndërsa Jehona Lushtaku Sadiu atë të nëntin e Anton Quni atë të dhjetin, shkruan Front Online.
