Ernesto Valverde mund të shkarkohet nga Barcelona me një kusht.
Edhe pse e fitoi titullin e kampionit me Barcelonën në La Liga, e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde nuk është e sigurtë.
Sipas gazetarit të njohur Raffael Hernandez, kjo do të varet nga rezultati i ndeshjes ndaj Valencias.
“Valverde mund të mbetet në Barcelonë edhe për një sezonë por me një kusht, që të fitoj kupën e Spanjës. Nëse mposhtet nga Valencia do të shkarkohet” shkruan Hernandez.
Të dielën Barcelona do të luaj ndeshjen e fundit në La Liga sivjet kundër Eibarit në vizitë ndërsa finalen me Valencian e zhvillon me 25 maj.