Zyrtare: De Rossi largohet nga Roma

09:42 | 14 Maj 2019

Roma ka njoftuar se Daniele De Rossi do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Roma ka njoftuar të martën në mëngjes se ndeshja e tyre në shtëpi kundër Parmas më 26 maj do të jetë ndeshja finale e De Rossi në Olimpico.
Për më tepër, faqja zyrtare e tyre konfirmoi se 35-vjeçari do të tërhiqet pasi ai ‘planifikon të ndjekë një aventurë të re larg Romës’, përcjell ORAinfo.

Mesfushori ka lindur në kryeqytetin italian dhe ka ardhur përmes sistemit të të rinjve të Giallorossi, përpara se të debutonte në ekipin e parë në 2001.

Ai ka luajtur për 615 ndeshje për Romën, duke fituar dy Coppa Italia dhe një Supercoppa, dhe zëvendësoi Francesco Tottin si kapiten të tyre të plotë.

De Rossi gjithashtu përfaqësoi Italinë në 117 raste, duke formuar një pjesë të ekipit Azzurri i cili fitoi Kupën e Botës 2006. /ORAinfo/

Komento: