Manchester United mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Manchester Unitedit ende nuk i janë shuar shpresat për të garuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, veçanërisht tani që UEFA pritet ta përjashtojë Manchester Cityn nga gara për një vit.
Ky dënim për skuadrën e Pep Guardiolës do ta linte edhe një vend tjetër të lirë në sezonin e ardhshëm të Championsit.
Manchester City pritet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, nëse hetuesit e UEFA-s gjejnë parregullsi financiare te ta.
Kampioni i Premierligës ka qenë nën hetim nga Komiteti Rregullator pasi Football Leaks i publikoi disa dokumente që dëshmonin se Manchester City kishte mashtruar me sponsorët dhe raportet financiare.
Zyrtarët e bordit drejtues financiar të UEFA-s ende nuk i kanë publikuar gjetjet e hetuesve të tyre, mirëpo mediat angleze raportojnë se skuadra e Pep Guardiolës do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një sezon, transmeton Express.
Një dënim i tillë ia hap dyert për në Ligën e Kampionëve edhe një tjetër klubi të Premierligës. Siç qëndrojë gjërat aktualisht, Manchester City do të garojë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, bashkë me Liverpoolin, Tottenhamin dhe Chelsean.
Arsenali, në vend të pestë në tabelën e Premierligës, dhe Manchester Unitedin, në vendin e gjashtë, e humbën këtë mundësi dhe vitin tjetër mund të garojnë në Ligën e Evropës.
Megjithatë, skuadra e Unai Emeryt mund ta sigurojë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve duke e fituar finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat këtë muaj. Nëse ata e humbin këtë finale, ata do ta merrnin vendin e Manchester Cityt, nëse këta të fundit dënohen nga UEFA.
Megjithatë, nëse Arsenali arrin ta fitojë finalen e Ligës së Evropës në Baku dhe Manchester City dënohet nga UEFA, vendi i lirë në Ligën e Kampionëve do t’i takojë Manchester Unitedit.
Por, UEFA ende nuk e ka sqaruar këtë situatë dhe mund t’ia japë këtë vend të lirë kampionit të ndonjë lige më të dobët.