Juventusi gjen zëvëndësuesin e Allegrit, ky është trajneri i ri

12:45 | 14 Maj 2019

Skuadra e Juventusit është në kërkim të një trajneri të ri.

Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, tani po konsiderohet favoriti për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin në pozitën e trajnerit të Juventusit.

Sipas të përditshmes italiane, Tuttosport, Didier Deschamps dëshiron ta përfundojë punën që e kishte lënë në gjysmë në vitin 2007.

50-vjeçari e kishte kthyer Juventusi në Serie A pas skandalit “Calciopoli”, mirëpo ai pati dhënë dorëheqje pas disa mosmarrëveshjeve me bordin drejtuesit të klubit italian.

Për më tepër, emërimi i Deschampsit në pozitën e trajnerit nuk do t’i kushtonte shumë Juventusit.

Deschamps i kishte luajtur 173 ndeshje për “Zonjën e Vjetër” gjatëve viteve 1994 dhe 1999. Gjatë kësaj kohe, ai e fitoi titullin e Serisë A tri herë dhe një herë titullin e Ligës së Kampionëve.

Lajmi për mundësinë që Deschamps ta zëvendësojë Allegrin në pozitën e trajnerit vjen vetëm një ditë para se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të takohet me vetë Allegrin për ta diskutuar të ardhmen e tij në klub.

Deschamps ka kontratë me Francën deri më 21 korrik të vitit 2020. Megjithatë, pasi ai e ka fituar titullin e Kupës së Botës, besohet se dëshiron ta sfidojë veten përsëri.

Trajneri francez është treguar i suksesshëm në Francë edhe me Monacon dhe Olympique Marseillen, me të cilat i fitoi titujt e Ligue 1.

Komento: