Nënshkrimi me turqit për fabrikën, Maqedonci tregon llojet e municioneve që synohen të prodhohen

21:38 | 16 Dhjetor 2024
nenshkrimi-me-turqit-per-fabriken,-maqedonci-tregon-llojet-e-municioneve-qe-synohen-te-prodhohen

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për marrëveshjen me turqit për fabrikën e municionit.

Ai tregoi për llojin e municioneve që synohet të prodhohen.

“Do të prodhohen municione që përdorim në FSK dhe në Policinë e Kosovës, por edhe armë të tjera që përdoren nga njësitë e këmbësorisë në të gjitha ushtritë e vendeve të NATO-s. Fillimisht është menduar të prodhohen municione 5.56 milimetra, që është një municion standard për armët e këmbësorisë si dhe municioni 7.62 milimetra, që është municion që përdoret në mitrolezët e lehtë, pasi këto municione janë ato që më së shumti shpenzohen”, ka deklaruar Maqedonci në RTK.

Komento: