Punimet nesër bllokojnë rrugën Prishtinë-Pejë

09:08 | 17 Dhjetor 2024
punimet-neser-bllokojne-rrugen-prishtine-peje

Të mërkurën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës, transmeton Klankosova.tv.

Ky do të jetë minimi i pestë I masave shkëmbore në këtë rrugë.

Komento: