Bajqinovci shpalos matjet e UBO-s: Rezultati është i qartë, 47.1% pa përfshirë votat e mërgatës!

14:27 | 17 Dhjetor 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka paraqitur disa matje të UBO Consulting Omnibus ku LVV-ja del 47%.

Bajqinovci thotë se pas 4 vitesh sharje dhe fyerje nga opozita dhe disa analistë përpjekjet për ta dobësuar Lëvizjen dështuan.

“Pas 4 vitesh sharje dhe fyerje nga opozita dhe disa analistë, përpjekjet për ta dobësuar Lëvizjen dështuan.

Rezultati është i qartë: 47.1% pa përfshirë votat e mërgatës.Tani është koha që mërgata të regjistrohet dhe të jetë pjesë e këtij suksesi. Synimi: 100 mijë të regjistruar” shkruan Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Pas 4 vitesh sharje dhe fyerje nga opozita dhe disa analistë, përpjekjet për ta dobësuar Lëvizjen dështuan. Rezultati është i qartë: 47.1% pa përfshirë votat e mërgatës.

Tani është koha që mërgata të regjistrohet dhe të jetë pjesë e këtij suksesi. Synimi: 100 mijë të regjistruar. ✅”

Komento: