Pesë “bagerët” e Komunave: Ekrem Kastrati, Xhafer Gashi, Agim Aliu, Bashkim Ramosaj, Smajl Latifi

08:38 | 18 Dhjetor 2024
pese-“bageret”-e-komunave:-ekrem-kastrati,-xhafer-gashi,-agim-aliu,-bashkim-ramosaj,-smajl-latifi


Kryetari që ka realizuar më së shumti investime kapitale këtë vit është Ekrem Kastrati i Malishevës, i cili vjen nga subjekti politik Nisma për Kosovën. Kastrati ka shpenzuar 98% të buxhetit, raporton portali Front Online. Pas tij, vjen Xhafer Gashi i Obiliqit, i cili vjen nga LDK-ja dhe ka shpenzuar 93 për qind të buxhetit për investime kapitale. Agim Aliu i Ferizajt, i cili është kuadër i PDK-së, ka shpenzuar 88% të buxhetit për investime kapitale. Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili vjen nga subjekti politik AAK, ka shpenzuar 81 për qind të buxhetit të investime kapitale. Po aq ka shpenzuar edhe bashkëpartiaku i këtij të fundit, Smajl Latifi që udhëheq me Komunën e Rahovecit.

Komento: