Komunat e mëdha/ Ardian Gjini në krye të listës me investime kapitale, Alban Hyseni  ndër të fundit në listë

09:08 | 18 Dhjetor 2024
komunat-e-medha/-ardian-gjini-ne-krye-te-listes-me-investime-kapitale,-alban-hyseni -nder-te-fundit-ne-liste


Ardian Gjini, i cili udhëheq me Komunën e Gjakovës, ka shpenzuar 76 për qind të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Gazmend Muhaxheri që udhëheq më Komunën e Pejës ka shpenzuar 58 për qind të buxhetit. Shaqir Totaj që udhëheq me Komunën e Prizrenit ka shpenzuar 59 për qind të buxhetit për investimet kapitale.
Bedri Hamza që udhëheq me Mitrovicën e Jugut, i cili njëherit është kandidat i PDK-së për kryeministër ka shpenzuar 49 për qind të buxhetit për investime kapitale, Alban Hyseni që udhëheq me Komunën e Gjilanit ka shpenzuar 43 për qind të buxhetit për investime kapitale, raporton Front Online.

Komento: