Jakupi: Dëmtimi financiar i Komunave nga Kontrata Kolektive po ndikon në realizimin e projekteve

09:38 | 18 Dhjetor 2024
jakupi:-demtimi-financiar-i-komunave-nga-kontrata-kolektive-po-ndikon-ne-realizimin-e-projekteve

Njohësi i politikave lokale, Shkëlqim Jakupi, ka folur për “Front Online” lidhur me mos shpenzimin e buxhetit të disa komunave për investimet kapitale, duke theksuar se faktori kryesor që ka ndikuar janë kontratat kolektive.

Sipas Jakupit, komunat janë dëmtuar pa fajin e tyre nga shpenzimet e imponuara nga qeveria, të cilat kanë ardhur pa miratimin e tyre dhe janë dyfishuar, duke krijuar një barrë financiare për to.

“Faktori kryesor që ka ndikuar në qeverisjen lokale në aspektin financiar janë kontratë kolektive, komunat kanë qenë të dëmtuara pa fajin e tyre. Qeveria pa pëlqimin dhe aprovimin e komunave ka marr për obligim ose ka krijuar shpenzim nga kontrata kolektive që janë dyfishuar dhe përmbaruar dhunshëm tek komunat kjo ka ndikuar në uljen e përformancave të komunave”.

Jakupi shton se keqmenaxhimi dhe keqplanifikimi janë gjithashtu arsye të rëndësishme që kanë kontribuar në uljen e shpenzimeve për projekte kapitale.

“Ndikimet tjera janë edhe keqmenaxhimi dhe keqplanifikimi. Planifikimet e vonshme bien edhe tek mungesa e shpenzimeve që nënkupton mungesën e realizimit të projekteve, ky është faktori i parë që ka ndikuar te komunat që kanë shpenzuar më pakë. Mungesa e funksionimit të rregullt të OSHP-së që vonesat që shkaktohet që i bëjnë ankesat që i shkaktojnë operatorët ekonomik”, tha ai.

Komento: