Milan dhe Juventus në luftë për mesfushorin italian

17:36 | 14 Maj 2019

Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali, është duke u kërkuar nga disa ekipet të mëdha evropiane.

Në garë për të janë futur dy gjigantët nga Serie A, Milan dhe Juventus.

Në një intervistë për Sportitalia, Tonali ka folur për të ardhmën e tij, përcjell ORAinfo.

Ai ka thënë se ende nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, ndërsa ka pranuar se ka oferta nga Milan dhe Juventus.

“Ajo që ka rëndësi është të bëj zgjedhjen më të mirë për vete. Nuk e di nëse do të shkojë në Milan apo Juventus, ndoshta do të qëndroj në Brescia”, ka thënë ai. /ORAinfo/

Komento: