Real merr vendim të papritur për Navas

18:01 | 14 Maj 2019

Real Madrid, thuhet se i ka thënë Keylor Navas se ai nuk ka të ardhme në klub dhe është i lirë të largohet në fund të sezonit.

Navas humbi vendin e tij si portieri i parë i zgjedhjes së Madridit pas mbërritjes së Thibaut Courtois nga Chelsea verën e kaluar, por forma e dobët e Courtois gjatë fushatës së tij të debutimit në Bernabeu kishte çuar në sugjerime se Navas mund të fitonte vendin e tij, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, AS raporton se menaxheri Zinedine Zidane tani ka vendosur të mbajë besimin me belgun dhe prandaj do t’i lejojë Navas të largohet këtë verë.

Navas ka gjashtë nga nëntë paraqitjet e tij në këtë sezon, por finalja e së dielës kundër Real Betis pritet të jetë loja e tij e fundit për klubin./ORAinfo/

Komento: