Vazhdon edhe sot seanca në rastin Januzi dhe të tjerët për pranimin e fajësisë

10:38 | 19 Dhjetor 2024
vazhdon-edhe-sot-seanca-ne-rastin-januzi-dhe-te-tjeret-per-pranimin-e-fajesise

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë seanca mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në rastin e Januzit dhe të tjerëve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00.

Poashtu, dje është mbajtur një seancë ku Haxhi Shala e ka pranuar fajësinë e tij dhe marrëveshjen në fjalë, duke thënë se e kupton marrëveshjen dhe se ka biseduar për këtë me avokatët e tij.

Edhe Ismet Bahtijari e ka pranuar fajësinë e tij, për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.

Komento: