Përleshje mes të miturve në Lipjan, dy të therur e dy të lënduar

20:38 | 19 Dhjetor 2024

Katër persona (të mitur) kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje, që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.

Dy nga ta dyshohet se kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

Rasti u konfirmua nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Komento: