Nis seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

11:38 | 20 Dhjetor 2024
nis-seanca-e-perbashket-e-kuvendit-te-kosoves-dhe-atij-te-shqiperise

Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca këtë seancë e quajti historike, për faktin se siç tha ai është e para që po mbahet në Prishtinë.

“Do ta quaja seancë historike, sepse është e para që po ndodh në republikën e Kosovës”, tha Konjufca.

Deputetëve, përveç kryekuvendarëve e shefave të grupeve parlamentare do t’iu drejtohen edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Komento: