U transferua në verë, yll i madh i Arsenalit konfirmon largimin

19:52 | 14 Maj 2019

Mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Emirates Stadium në fund të sezonit.

Lichtsteiner u bashkua me Gunners në një transferim të lirë verën e kaluar dhe ka bërë 23 paraqitje në të gjitha garat për klubin e tij anglez gjatë fushatës 2018-19, përcjell ORAinfo.

Unai Emery ka mundësinë të zgjasë kontratën e 35-vjeçarit edhe për 12 muaj, por Stephan ka sugjeruar që do të largohet nga klubi.

Lichtsteiner ka filluar 19 ndeshje për Arsenalin këtë sezon, por ka luajtur vetëm në dy nga 11 ndeshjet e fundit të Premier League të fushatës së 2018-19.

Gjatë kohës së tij me Juventusin, mbrojtësi fitoi shtatë tituj Serie A dhe katër kupa të Kupës Italia./ORAinfo/

Komento: