Takimi i LDK’së me 150 kompani, Azemi: Përmes bashkëpunimit me bizneset do të ndërtojmë një të ardhme më të zhvilluar për të gjithë ne

18:38 | 20 Dhjetor 2024
takimi-i-ldk’se-me-150-kompani,-azemi:-permes-bashkepunimit-me-bizneset-do-te-ndertojme-nje-te-ardhme-me-te-zhvilluar-per-te-gjithe-ne

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka falënderuar pjesëmarrësit në takimin e sotëm me 150 kompani.

Sipas tij, kjo ngjarje tregon angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në Kosovë.

“Po punojmë pa u lodhur për të krijuar një mjedis më të favorshëm dhe më të qëndrueshëm për bizneset, duke u siguruar që politika jonë e re të jetë e orientuar drejt rritjes dhe mundësive për çdo sipërmarrës”.

Ai njoftoi se gjatë këtij takimi, prezantuan programin e LDK’së për zhvillimin e ekonomisë, një program që sipas tij, është i nevojshëm për të fuqizuar sektorin privat dhe për të hapur mundësi të reja për gjithë vendin.

Komento: