Gërvalla thotë se Edi Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës

19:38 | 20 Dhjetor 2024
gervalla-thote-se-edi-rama-e-keqperdori-mikpritjen-e-kosoves

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin që e mbajti ai në Kuvendin e Kosovës të premten.

Gërvalla ka thënë se Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës teksa mbajti fjalim fushate kundër qeverisë së Albin Kurtit.

“Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat me atmosferën. Fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente dhe jo të vijë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte e pakëndshme atmosfera gjatë fjalimit të tij”, ka thënë Gërvalla/Klan Kosova/

Komento: