Kthehen kolonat në pikat kufitare, pritje mbi dy orë për të hyrë në Kosovë

20:08 | 21 Dhjetor 2024
kthehen-kolonat-ne-pikat-kufitare,-pritje-mbi-dy-ore-per-te-hyre-ne-kosove

Pritjet e gjata janë rikthyer në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë përditësimin e fundit të gjendjes në pikat kufitare.

Në përditësimin e fundit të bërë pas orës 19:00, bëhet e ditur se pritjet më të gjata bëhen të Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë.

Në Jarinjë pritjet janë mbi dy orë, e  te Dheu i Bardhë po ashtu.

Pritje  mbi një orë ka edhe në Bërnjak. Në Merdarë pritjet janë deri në 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.

Komento: