Silva po kthehet në “San Siro”, Milanit i del problem i madh

22:32 | 14 Maj 2019

Gjigantët spanjollë Sevilla kanë marrë vendim lidhur me Andre Silva dhe kjo i ka dhënë AC Milanit një problem për të zgjidhur në verë.

Portugezi nuk ka bërë shumë përshtypje në aventurën e tij të vazhdueshme në Sevilla, pasi ka shënuar vetëm nëntë herë për klubin këtë sezon në 27 paraqitje të ligës, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport thotë se Sevilla ka vendosur që ata të mos ushtrojnë opsionin për të blerë sulmuesin në baza të përhershme, që do të thotë se do të kthehet në Milan në verë. Ai do të vihet në shitje nga Rossonerët, të cilët mund ta kenë të vështirë ta shesin atë./ORAinfo/

Komento: