Juventus po ia merr nga duart Milanit trajnerin e madh

22:48 | 14 Maj 2019

Juventusi thuhet se e sheh Maurizio Sarri si një zëvendësim të mundshëm për Massimiliano Allegrin.

Bordi i Juve është i ndarë për atë nëse do ta mbajë Allegrin si menaxher të klubit apo jo, pasi që edhe vetë menaxheri është i pasigurt për të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

Allegri pëlqen projektin në Paris Saint-Germain por ende mund të qëndrojë në Juve nëse Andrea Agnelli vendos ta mbajë atë.

Sky Italia deklaron sot se Sarri është një nga trajnerët që Juve do ta konsiderojë si një zëvendësim të mundshëm për Allegrin. Menaxheri i Chelseat ka qenë gjithashtu në shënjestër nga AC Milan dhe Roma./ORAinfo/

Komento: