Yllin që e kërkoi Leonardo, i thotë “PO” Interit

11:17 | 15 Maj 2019

Inter janë duke përparuar mirë në bisedimet e tyre për të nënshkruar mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Barella është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar të Europës në sajë të shfaqjeve të tij për Cagliari. Ai gjithashtu bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar italian këtë vit, duke tërhequr interesin nga një mori klubesh të Premier Ligës, përcjell ORAinfo.

Inter janë shumë afër për të nënshkruar Barellën dhe tashmë ekziston një marrëveshje mes dy palëve e për një nënshkrim të mundshme në verë.

Barella tashmë është takuar dhe ka biseduar me Luciano Spalletin dhe presidentët e të dy klubeve tashmë janë takuar dhe kanë biseduar për transferimin në janar. /ORAinfo/

Komento: