Pavarësisht një lamtumire pothuajse të sigurt dhe të pashmangshme në fund të sezonit, Gennaro Gattuso mbetet trajneri më i mirë i Milanit në vitet e fundit.
Dhe kjo është konfirmuar nga statistika e fundit, përcjell ORAinfo.
Siç thekson gazeta, me 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, Rino do të arrinte në 68 pikë për të udhëhequr skuadrën e tij.
Më shumë se kolegët e tij që e paraprinë atë në stolin e Rossonerëve në pesë sezonet e fundit. Nuk është rastësi që për vite me radhë rossonerët kanë luftuar për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve./ORAinfo/