Shala: Respekt e nderim për luftëtarët e Grykës së Llapushnikut e të fshatrave përreth për sakrificat dhe trimërinë për lirinë e Kosovës!

10:08 | 30 Dhjetor 2024
shala:-respekt-e-nderim-per-luftetaret-e-grykes-se-llapushnikut-e-te-fshatrave-perreth-per-sakrificat-dhe-trimerine-per-lirine-e-kosoves!

Ferat Shala, kandidati për deputet nga PDK, reflekton me krenari mbi një moment të rëndësishëm të luftës.

Në një video lufte, ai kujton ngjarjet e 9 majit 1998, kur në shtëpinë e Imer Krasniqit, hero nga Carralluka, u bë një dasmë në mes të luftës.

Pas dy javëve të fituara në betejat që lidhin Prishtinën me Pejën, luftëtarët u bashkuan në këtë ngjarje të veçantë, duke shprehur besimin se liria ishte afër.

Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, Shala nderon luftëtarët dhe heronjtë që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Video:

Komento: