Janë shënuar tre gola të shpejt në dy ndeshjet kryesore të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.
Prishtina pas shumë vuajtjeve, ka gjetur golin e epërsisë 1:0 ndaj Trepçës ’89, me anë të Makenda.
Makenda shënoi në minutën e 49’ të takimit, pas një depërtimi të mirë në zonën e mysafirëve.
Nga ana tjetër, Feronikeli e ka thëlluar epërsinë në pjesën e dytë.
Fillimisht Mendurim Hotit në minutën e 55’ riktheu epërsinë e mysafirëve, ndërsa Kastriot Rexha në minutën e 62’ bëri që të thellohet rezultati në 1:3.