Kjo nuk pritej! Pogba merr ofertë ‘marramendëse’ nga Barcelona

19:33 | 15 Maj 2019

Duket se Paul Pogba është një lojtar shumë i kërkuar.

Sezoni 2018/2019 nuk ka qenë aspak i mirë për Paul Pogban te Manchester United.

Mesfushori francez ka disa muaj që është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.

Kampioni i Botës me Francën është përfolur shumë për largimin nga Manchester United, dhe destinacioni i tij i ardhshëm konsiderohej Real Madrid.

Por sipas ‘TuttoSport’, në adresën e Manchester United një ofertë spektakolare për Paul Pogban ka arritur.

Kjo ofertë nuk është e Real Madridit, por e rivalëve të tyre të Barcelonës.

‘Katalanët’ raportohet se do të ofrojnë deri në 150 milionë euro për yllin e Kombëtares së Francës.

Komento: