“S’do të ketë kurrë më anulime të fluturimeve nga mjegulla”, Liburn Aliu javë më parë mburrej me investimet në aeroport

23:38 | 01 Janar 2025
“s’do-te-kete-kurre-me-anulime-te-fluturimeve-nga-mjegulla”,-liburn-aliu-jave-me-pare-mburrej-me-investimet-ne-aeroport

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dy javë më parë deklaroi se trafiku ajror do të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, meqë Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B.

Por, nuk shkoi gjatë dhe ky premtim publik nuk u realizua.

Mbrëmjen e sotme janë anuluar fluturime për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Komento: