Gjendja në pikat kufitare, ky është përditësimi i fundit

00:08 | 02 Janar 2025
gjendja-ne-pikat-kufitare,-ky-eshte-perditesimi-i-fundit

Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi, aktualishjt pritjet më shumë po zgjasin tek Dheu i Bardhë. Në dalje të kësaj pike, kolona është 120 metra e pritjet po zgjasin 20 minuta.

Në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin 10-15 minuta. Në pikëkalimin kufitar në Jarinje ka pritje 5-10 minuta në hyrje, derisa në pikat tjera, janë 3-5 minuta.

Komento: