Sul*mi në New Orleans, Haradinaj: Solidarizohemi me ShBA-në në këto momente të trishtueshme

09:38 | 02 Janar 2025
sul*mi-ne-new-orleans,-haradinaj:-solidarizohemi-me-shba-ne-ne-keto-momente-te-trishtueshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të sotëm në New Orleans të ShBA-së.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me ShBA-të në këto momente të trishtueshme.

“I trishtuar thellësisht nga sulmi i tmerrshëm në New Orleans. Lutjet dhe mendimet tona më të sinqerta janë për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë popullin amerikan. Populli i Kosovës solidarizohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente të trishtueshme”, është shprehur Haradinaj.

Komento: