Mësohet se kur do të zhvillohet ‘finalja’ Feronikeli – Prishtina

20:41 | 15 Maj 2019

Tashmë është mësuar se kur do të zhvillohet ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës.

‘Finalja’ e madhe mes Feronikelit dhe Prishtinës që do të përcaktojë kampionin e Kosovës, luhet ditën e diel, me fillim nga ora 16:00.

Skuadra nga Drenasi përveç avantazhit të terrenit, ka edhe dy pikë më shumë se Prishtina, që në këtë ndeshje favore i bën vetëm fitorja.

Orarin e plotë të ndeshjeve të xhiros së fundit të këtij sezoni, e gjeni në pjesën e mëposhtme:

Superliga e Kosovës – Xhiro 33

E diele – ora 16:00

Feronikeli – Prishtina

Ferizaj – Gjilani

Liria – Drenica

Trepça ’89 – KEK-u

Flamurtari – Llapi

Ballkani – Drita

Komento: