Mbërrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua para një viti në Serbi

19:08 | 03 Janar 2025
mberrin-ne-kosove-ish-ushtari-i-uck-se-qe-u-arrestua-para-nje-viti-ne-serbi

Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi.

Dakaj ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar bashkë me vëllanë e tij në Merdarë pasi ishin nisur drejt Italisë.

Ai është pritur nga shumë familjar të tij në Merdarë, teksa rruga ishte stolisur edhe me flamuj të UÇK-së./Sinjali/

Komento: