De Ligt – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush.
Kur të gjithë ishin në pritje të transmetimit të Matthijs De Ligt te Barcelona, ndodh befasia.
Matthijs De Ligt rrezikon të mbetet pa u transferuar te Barcelona.
E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka kërkesë aktualisht tepër të lartë për rrogë për klubin nga Camp Nou.
Andaj, në rast se nuk arrihet një zgjidhje e shpejtë, marrëveshja për transferimin e tij te Barcelona mund të dështojë, transmeton lajmi.net.
De Ligt konsiderohet si një nga blerjet e ardhshme të mëdha të skuadrës kampione nga La Liga për afatin kalimtar të verës.
Por, problemi i shfaqur rrezikon dështimin e marrëveshjes për kalimin e tij te Barcelona.