Punë e kryer: Conte trajner i gjigantit italian

16:49 | 16 Maj 2019

Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventus, Antonio Conte, është vendosur të shkojë në Inter për të zëvendësuar Luciano Spalletti.

Sipas Sportitalia, taktisti italian ka zgjedhur tashmë dy figura kryesore për stafin e tij: Lele Oriali ka të ngjarë të kthehet në Inter së bashku me Conte dhe gjithashtu Angelo Alessio mund të ribashkohej me stafin teknik të Conte pasi u përpoq të fillonte karrierën e tij si trajner kryesor, përcjell ORAinfo.

Alessio ishte asistent i Conte në Chelsea dhe Juve dhe ai mund të mbulonte të njëjtin rol në Inter.
Me ardhjen e Contes pritet që të shkarkohet trajneri aktual Luciano Spaletti. /ORAinfo/

Komento: