24-vjeçari e ka shijuar një sezon të mrekullueshëm për gjigantin italian.
Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka folur për InterTV pas rinovimit të nënshkruar me klubin zikaltër deri në vitin 2023.
Milan Skriniar e ka rinovuar kontratën e tij me Interin, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit.
24-vjeçari e ka shijuar një sezon të mrekullueshëm për gjigantin italian, për të cilët i ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Paraqitjet e tij kanë bërë që ai të vlerësohet si njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë momentalisht në Evropës.
Paraqitjet e sllovakut në Serie A e kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropianë gjatë muajve të fundit, përfshirë këtu edhe Real Madridin, që raportohej se e kryesonte garën për transferimit e Skriniarit.
“Jam shumë i lumtur për rinovimin, doja të falënderoja klubin dhe tifozët për besimin që më japin gjithmonë. Kam nënshkruar personalisht pasi ndërpreva bashkëpunimin me menaxherin e mëparshëm”, ka thënë sllovaku.
“Emocioni më i madh që kam përjetuar? Vitin e kaluar jemi kualifikuar në Champions, edhe pse gjërat nuk kanë shkuar mirë. Besoj se gëzimi më i madh këtë vit do të jetë kualifikimi, por na mungon një fitore. Do të ishte një dhuratë e bukur dhe mund ta arrijmë”.
“Napoli? Ndeshjet kundër tyre janë gjithmonë të bukura, të hapura. Ne duam të fitojmë për të siguruar Champions-in pa qenë e nevojshme të presim ndeshjen e fundit në shtëpi. Duhet të japim gjithçka për të fituar”, ka përfunduar Skriniar.