Pasi fitoi titullin, Ajax bën një gjest të jashtëzakonshëm

22:15 | 16 Maj 2019

Ky ishte titulli i 34-të për skuadrën.

Triumfi në garën për titullin e kampionit në Eredevisie për herë të parë në pesë vite nga Ajax Amsterdam, është bërë edhe më i bukur me gjestin që ka bërë skuadra.

Pasi ishte titulli i 34-të për skuadrën, Ajax kanë vendosur që këtë titull t’ia dedikojnë ish anëtarit të skuadrës, Appie Nouri, transmeton lajmi.

Nouri ka qenë pjesë e skuadrës së Ajax që kur ishte 9 vjeçar, deri në vitin 2017, kur një ngjarje trishtuese ndodhi në botën e futbollit.

Në një ndeshje para-sezonale kundër Bremen, Nouri ishte alivanosur në fushë, për tu transportuar në spital.

Lojtari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, të cilat janë të pariparueshme dhe ia pamundësojnë atij të luaj futboll përsëri.

Pas triumfit, ishte lojtari Donny van de Beek ai që ka bërë të ditur se Nouri kishte kërkuar numrin 34 në fanellë, për të fituar titullin e 34-të me skuadrën.

Për fatin e keq, ai nuk pati kurrë mundësinë që të fitonte atë titull, por skuadra e udhëhequr nga Ten Hag ia doli ta bënte atë, për t’ia dedikuar ish anëtarit të Ajax Amsterdam

Komento: