U kontrollua shtëpia në Mitrovicë të Veriut, sekuestrohet një snajper

11:08 | 23 Janar 2025
u-kontrollua-shtepia-ne-mitrovice-te-veriut,-sekuestrohet-nje-snajper

Në një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut është bastisur një shtëpi.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se aty u gjetën dhe sekuestruan: një snajper me 14 fishekë, disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje dhe një kamerë vëzhgimi.

Gjatë bastisjes në shtëpi nuk ka qenë askush. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Komento: